1. Titulli i projektit : Më shumë veprimtari kulturore,më pak
ekstremizëm të dhunshëm . (Promovimi i qytetarisë
aktive dhe i trashëgimisë kulturore e fetare tek të rinjtë)
Aplikuesi : Shoqata AKS ( Librazhd) e cila është krijuar në
vitin 1998 dhe ka për mision zhvillimin e shoqërisë civile
në zonat rurale ,mbrojtjen dhe zhvillimin e trashëgimisë
kulturore tek brezi i ri.
Identifikimi i problemit : Pse ky projekt ?
Promovimi i vlerave të harmonisë fetare,bashkëpunimit të
aktorëve shtetërorë dhe jo shtetërorë në nivel vendor dhe nxitja e
mekanizmave në bazë komunitare për
parandalimin e tij,si dhe edukimi i vlerave qytetare tek të rinjtë ,
nxitja e nismave kundër diskriminimit dhe paragjykimeve me bazë
fetare e gjinore,përbëjnë boshtin kryesor të objektivave të këtij
projekti.
Problemi i shfaqjeve të ekstremizmit të dhunshëm është një sfidë më shumë se
kurrë e e pranishme në botën tonë bashkëkohore.Përmbushja e këtyre
objektivave synohet të arrihet përmes organizimit të aktiviteteve kulturore,
festivaleve, workshop-eve që nxisin dhe inkurajojnë dialogun , ndërkulturor
dhe ndërfetar, barazinë gjinore dhe të drejtat e njeriut.
2. Edhe në rrethin e Librazhdit,në dy bashkitë në fjalë ku edhe
do të zbatohet ky projekt,ku përfshihen shtatë njësi vendore
si qyteti Librazhd dhe ish komunat
Hotolisht,Polis,Qendër,Orenjë,Lunik e Steblevë,por edhe në
Rrajcë,Qukës,Sopot e Stravaj,jeton një komunitet i cili në
pjesën më të madhe i përket fesë muslimane,por është fakt
se në harmoni me këtë komunitet jeton edhe një pakicë e
vogël që i përket besimit ortodoks e të krishterë,si në
bashkinë Librazhd dhe në zonat e thella Sopot e Steblevë.
Vlen të theksohet fakti se mes këtyre komuniteteve ekziston
një harmoni e mirë ndërfetare e cila shpjegohet me praninë
e objekteve të kultit të secilit besim fetar si në qytetin e
Librazhdit ashtu edhe në fshatrat,ku respektohen ritet
fetare të secilit besim. Por megjithë këtë përvojë
pozitive,mbetet një problem,sidomos tek të rinjtë,fakti që
në disa raste janë shfaqur dukuri jo të këndshme,brenda së
njejtës fe,sikurse është
ajo muslimane. Për këtë arsye,mendojmë se nëpërmjet
zbatimit të projekteve të ndryshme nga ana e organizatave
joqeveritare dhe shoqërisë civile,duhet të vijë edhe rritja e
pjesëmarrjes qytetare në hartimin dhe zbatimin e politikave
kulturore në nivel lokal.
3. Ndërmarrja dhe zbatimi i një projekti të tillë të mbështetur
nga Komiteti Shqiptar i
Helsinkit,duke zhvilluar sa më shumë veprimtari kulturore në
këtë zonë,padyshim që do të ndikojë së tepërmi në uljen e
rasteve të këtij ekstremizmi të dhunshëm
,kryesisht tek gratë dhe të rinjtë,të cilat përfaqësojnë shtresat
më vulnerabël në këtë drejtim.
Qëllimi kryesor
i këtij projekti është që të vlerësojë rrisqet dhe faktorët
kryesorë të radikalizmit potencial,si shfaqje e ekstremizmit
të dhunshëm dhe të adresojë sfidat socio- ekonomike,të
parandalojë rrisqete këtij ekstremizmi midis të rinjve dhe
familjeve të reja të cilat përballen me sfida të vështira socio-
ekonomike,sidomos në zonat periferike e rurale të Bashkisë
Librazhd e Prrenjas. Si i tillë,projekti bazohët tek një qasje
gjithëpërfshirëse,duke u mbështetur në shkëmbimet dhe
bashkëpunimin e vazhdueshëm me komunitetet
fetare,pushtetin vendor dhe strukturat e tjera shtetërore si
dhe aktorët e shoqërisë civile.
4. Objektivat :
Fuqizimi i organizatave të shoqërisë civile,organeve joqeveritare dhe
institucioneve të sigurisë publike,për të luftuar ekstremizmin dhe
radikalizmin e dhunshëm në Shqipëri. Ruajtja dhe zhvillimi i vlerave të
trashëgimisë kulturore,nëpërmjet veprimtarive të përbashkëta kulturore-
artistike,me qëllim kapërcimin e proçeseve të vështira të tranzicionit
kulturor,si dhe forcimi i kapaciteteve të OJF-ve locale dhe ekspertëve të
tjerë të pavarur për parandalimin dhe luftimin e radikalizmit dhe
rekrutimin e ekstremizmit të dhunshëm.
Metodologjia :
Prezantimi këtij projekti do të bëhet në prani të përfaqësuesve të ndryshëm të
komunitetit,drejtues të njësive vendore,specialist të artit e të kulturës,drejtues të
shkollave,përfaqësues të shoqërisë civile,të rinj ,studentë,pedagogë të Universitetit
“A.Xhuvani” në Elbasan,me të cilët do të bashkëpunohet në këtë projekt etj.
Po kështu do të përgatitet edhe një poster, i cili do të konceptohet nga specialist të
artit,kryesisht piktorë.
Projektit do ti shërbejë gjithashtu zhvillimi i një seminari trajnues me mësues që japin
lëndët e artit dhe sociologjisë në shkollat e mesme,si dhe specialist të kësaj fushe,me
qëllim sensibilizimin e opinionit për ekstremizmin e dhunshëm në shoqëri.
Një tjetër arritje e këtij projekti do të jetë edhe trajnimi i 10 grave rreth diversitetit
kulturor, prodhimit dhe ruajtjes së vlerave etnografike- veshje të ndryshme
tradicionale e kostume popullore të zonës. Nga ana e tyre do të prodhohen kostume
popullore për 10 çifte valltarësh,duke e kthyer këtë në një mënyrë të punësimit të
tyre.
5. Ecuria e projektit do të ndiqet në vazhdimësi,do të monitorohet
dhe në përfundim do të raportohet tek donator,lidhur me zbatimin
e tij.
Raportimi do të jetë real dhe çdo shpenzim I zërave të buxhetit,do
të shoqërohet me faturën përkatëse,duke zbatuar rregullat e
vendosura në kontratë dhe akt-marrëveshje mes dy palëve.
Aktivitetet :
Fushatë informimi dhe ndërgjegjësimi me komunitetin dhe kryesisht me të
rinjtë e shkollave të mesme,mbi ekstremizmin e dhunshëm.
Workshop : Feja e shqiptarit është shqiptaria. Takim me , nxënës shkollash
OJF,pushteti vendor dhe pjesmarrës nga Komunitetet Fetare,
Rreth 300 të rinje të reja do te perfshihen ne festivalin folkloric qe do te
zhvillohet,në kuadër të këtij projekti.
60 persona do të trainohen për këtë qëllim
Mbi 800 nxënës do të përfshihen në jetën kulturore-artistike.
Promovimi i kostumeve popullore,tradicionale të zonës,këngëve , riteve fetare
tradicionale dhe të viteve në vazhdim,planifikimi i festivaleve të përvitshme
folklorike ,lokale,me qëllim promovimin e trashëgimisë kulturore e fetare dhe
kostumeve tradicionale.
6. * Nxitja e shkëmbimeve dhe lidhjeve kulturore,të
folkut të zonës,nëpërmjet veprimtarive të
përbashkëta kulturore-artistike.
*Zhvillimi dhe kualifikimi i shoqatave joqeveritare, që
veprojnë në fushën e art- kulturës,nëpërmjet
organizimit të seminareve e trainimeve të
ndryshme,si dhe formave të tjera të edukimit
kulturor e fetar të brezit të ri.
Rezultatet e pritshme :
* Promovimin e trashëgimisë sonë të përbashkët natyrore
dhe kulturore,gjallërimi i jetës kulturore dhe largimi nga
veset e këqia të ekstremizmit të dhunshëm,të drogës dhe
alkoolit.
*Mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe të diversitetit
kulturor në të gjitha nivelet e shoqërisë,duke menjanuar
kestremizmin e dhunshëm.
*Promovimin e trashëgimisë kulturore e fetare,si mjete për
bashkëjetesë dhe dialog në mes të komuniteteve.
*Zbulimin e potencialeve për zhvillimin e turizmit të
qëndrueshëm kulturor
7. Partneret e projektit :
Partnerë në këtë project do të jenë grupe të ndryshme
interesi si;organizata të shoqërisë civile që punojnë në
fusha të ndryshme si ato të gruas,mbrojtjtes së të
drejtave të njeriut,fëmijëve.Por në project do të
përfshihen edhe pedagogë të
Universitetit “A.Xhuvani” në Elbasan,të cilët do të referojnë
me kumtesa të ndryshme në seminaret dhe trainimet që do të
organizohen në kuadër të projektit.Një tjetër partner do të
jetë edhe media locale e ajo qëndrore,bashkëpunim i cili do të
ndikojë në arritjen e rezultateve të pritshme të këtij projekti.
Perfituesit :
Nga zbatimi i këtij projekti do të përfitojnë shtresa të ndryshme të
shoqërisë.Target grupi , grupi i synuar dhe përfitues të këtij projekti do
të jenë kryesisht të rinjtë,nxënësit e shkollave të mesme,përfaqësues
të komuniteteve fetare,grupe të zgjedhuar të besimtarëve të
rinj,përfaqësues të medias,gratë në përgjithësi,përfaqësues të
komunitetit rom ,të cilët do të kenë rastin të shfaqin talentin dhe artin
e tyre muzikor,drejtues të qeverisjes vendore
,mësues dhe drejtues të shkollave,ku do të zbatohet ky projekt.
8. Rrisqet :
Nuk mendojmë se projekti ynë do të përballet me rreziqe të
ndryshme në fazën e tij te implementimit për shkak se situata
politike në vend është e mirë.Po kështu personat e trajnuar gjatë
këtij projekti do të jenë përsona të cilët janë të punësuar në
sektorë të ndryshëm;sin ë sektorin shtetëror e atë privat dhe
nuk mendohet për asnjë çast emigrimi i tyre jashtë vendit. Po
kështu,gjatë periudhës që do të zbatohet projekti nuk kemi të
bëjmë me zgjedhje vendore,kështu që kemi të bëjmë po me ata
persona të cilët janë zgjedhur në detyrë dy vjet më parë dhe nuk
ka nevojë për rizgjedhje të tyre dhe se nuk parashikohet të ketë
pengesa në këtë drejtim.
Rezultatet dhe qëllimet e objektivave të projektit,me aktivitetet
e parashikuara në project,kanë një
lidhje organike në mes tyre,sepse ato janë në funksion të njera-
tjetrës,prandaj mendojmë se projekti do të ketë qëndrueshmëri
edhe pas përfundimit të tij.
9. Balanca gjinore :
Në këtë project do të kemi të përfshirë edhe
gruan ,duke i siguruar kështu projektit një
balancë gjinore,pra duke pasur kështu një
pjesmarrje të barabartë edhe të gjinisë
femërore. Edhe në grupin e punës që do të
zbatojë këtë project është ruajtur kjo
balancë,por më e rëndësishmja është se në të
gjitha aktivitetet e projektit do të kemi një
numër të konsiderueshëm të grave e të rejave.
Buxheti : 9442 Euro